Rutte: Sulmi rus ndaj trenit pranë kufirit polak nuk do të zbehë mbështetjen perëndimore për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se goditja e një treni pasagjerësh nga një dron rus pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë nuk do ta lëkundë mbështetjen e vendeve perëndimore për Kievin.

Të lidhura

None found

Sipas Rutte, sulmi është dëshmi e dëshpërimit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili po përballet me vazhdimin e ndihmës perëndimore për Ukrainën.

“Ai beson se mund të na ndalojë së mbështeturi Ukrainën dhe se mund të dëmtojë unitetin tonë. Por është gabim. Përgjigjja jonë duhet të jetë shtimi i mbështetjes”, deklaroi Rutte.

Ngjarja u regjistrua të dielën, kur një dron rus goditi një tren pasagjerësh pranë kufirit ukrainas me Poloninë. Hekurudhat Ukrainase bënë të ditur se pak më herët, në të njëjtën zonë, kishte kaluar një tren ku udhëtonin ish-kryeministri britanik Boris Johnson, ish-drejtori i CIA-s David Petraeus, ish-kryeministri suedez Carl Bildt dhe disa këshilltarë evropianë të sigurisë.

Autoritetet ukrainase njoftuan se treni diplomatik ishte nisur më herët se sa ishte planifikuar, ndaj nuk përjashtohet që ai të ketë qenë shënjestra e sulmit rus.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, deklaroi se sulmet e Moskës synojnë të mbjellin frikë dhe të përçajnë evropianët. Edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, e përshkroi sulmin si një sinjal të drejtpërdrejtë drejtuar Perëndimit.

“Ne duhet të bëjmë të kundërtën: të dëshmojmë se qëndrojmë pranë Ukrainës dhe se nuk trembemi”, tha Kallas.

Ajo paralajmëroi se tërheqja përballë kërcënimeve të Rusisë do t’i hapte Moskës rrugën drejt synimit për nënshtrimin e Ukrainës. Një zëdhënës i Kallas konfirmoi se Bashkimi Evropian do ta vijojë ndihmën për Ukrainën, duke iu referuar edhe vendimit të fundit për dhënien e një kësti prej 6.1 miliardë eurosh nga kredia prej 90 miliardë eurosh për Kievin.

Goditja e trenit ndodhi në kuadër të një vale të gjerë sulmesh ruse gjatë natës në Ukrainë. Sipas Forcave Ajrore ukrainase, Rusia lëshoi më shumë se 450 dronë dhe raketa. Nga sulmet u vranë të paktën gjashtë persona dhe u plagosën mbi 40 të tjerë, ndërsa forcat ukrainase thanë se kishin rrëzuar ose neutralizuar 405 dronë dhe katër raketa.

Rajonet e Ukrainës Perëndimore, të cilat përgjithësisht konsiderohen më pak të rrezikuara se Kievi dhe zonat pranë vijës së frontit, u prekën veçanërisht nga sulmet. Për pasojë, në Poloni u aktivizuan gjithashtu paralajmërime për sulme ajrore.

Kryeministri polak Donald Tusk tha se shërbimet e sigurisë së vendit dhe agjenci aleate të inteligjencës e kishin njoftuar Poloninë për mundësinë e një sulmi të tillë. Ai paralajmëroi se javët dhe muajt në vijim mund të karakterizohen nga një përshkallëzim i veprimeve ruse.


Shtuar 14.09.2026 18:08

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibom