Befason Vuçiç: Nuk do të kandidoj sërish për president në Serbi dhe as për kryetar partie

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë fjalimit të përbashkët me presidentin turk Erdogan ka folur edhe pë referendumin në Serbi.

Sipas mediave të huaja, Vuçiç është shprehur se ka njerëz që e njohin më mirë se ai politikën dhe për këtë arsye ai nuk do kandidojë në zgjedhjet presidenciale në datën 3 prill.

“Në ato 39 për qind, pjesa më e madhe është SNS. Disa njerëz e dinë politikën më mirë se unë dhe duhet ta drejtojnë atë. Unë nuk do të kandidoj për kryetar partie”, thotë Vuçiç./albeu.com/

Shtuar 18.01.2022 17:59