BE mbështetje 80 milionë euro Maqedonisë së Veriut për masat antikrizë

Qeveria thotë se me 760 milionë euro ka amortizuar krizën. Me 80 milionë euro mbështetje nga BE-ja, realizohet plani Kombëtar për përballje me krizën energjetike.

Bashkimi Evropian do të ndihmojë vendin me 80 milionë euro për ballafaqim me krizën energjetike, përkatësisht masat antikrizë që do t’i ndërmerr Qeveria gjatë këtij viti. Bëhet fjalë për ndihmë të pakthyeshme, e cila, sic njofton KlanM, veç më është e disponueshme për vendin dhe e njëjta do të hyjë drejtpërdrejt në buxhet.

“Granti prej 80 milionë eurove është mbështetje për subvencione për qytetarët për faturat e energjisë elektrike, për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për mbajtjen e vazhdimësisë së biznesit të tyre, si dhe për investime të shtetit në tranzicionin energjetik, në burimet ripërtrirëse të energjisë dhe efikasitetit energjetik” – tha Dimitar Kovaçevski.

Euroambasadori Geer tha se, kjo dëshmon se, Bashkimi Evropian i përmbush premtimet dhe solidariteti i vendeve anëtarë aktuale dhe të ardhshme të BE-së, është vlerë themelore.

“Për shumë shfrytëzues të kësaj mbështetje ky numër nuk është abstrakt. Ajo përbëhet prej mbështetjes praktike financiare që do të bëjë dallimin. Kontributet tona i përfshijnë kategoritë më të rrezikuara, pensionistët, prindërit e vetëm, të papunësuarit, amvisëritë, 470 shkolla, 67 ndërmarrje publike që sigurojnë ujë, kompanitë që sigurojnë prodhime ushqimore bazë, institute shëndetësore” – deklaroi David Geer.

Këto mjete, sic njofton KlanM, janë pjesë e 250 milionë eurove që Qeveria planifikon për masat për ballafaqimin me krizën energjetike për vitin 2023. /KlanMacedonia/


Shtuar 9.03.2023 15:09