BE-ja bie dakord për t-i dërguar një milion predha Ukrainës

Ministrat e BE-së kanë rënë dakord të dërgojnë një milion predha artilerie në Ukrainë, sipas ministrit estonez të Mbrojtjes Hanno Pevkur.

Predhat pritet të arrijnë në vijat e frontit brenda vitit të ardhshëm: furnizimet janë gjithnjë e më kritike për një periudhë të gjatë gërryerjeje në vijat e frontit.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina po gjuajnë mijëra raketa në ditë dhe Kievi ka identifikuar predha 155 mm si një nevojë kritike.

Ministri gjerman i mbrojtjes tha se do ta nënshkruajnë marrëveshjen sot./albeu.com


Shtuar 20.03.2023 14:26