Bashkimi Evropian dhe Gjermania kanë njoftuar ditën e sotme se do i akordojnë Shqipërisë mbi 81 milionë euro që tre linjat kryesore të autobusëve në Tiranë të kthehen në elektrike. Ky njoftim u raportua edhe në mediat më të mëdha ndërkombëtare. Fondi është pjesë e ndihmës që Shqipëria të përmbushë kërkesat për tu bashkuar në Bllokun europian.
Për projektit Green Tirana Transport, BE-ja do japë 31.09 milionë euro në formën e grantit, Banka Gjermane e Zhvillimit 50 milionë euro, ndërsa Bashkia e Tiranës do të investojë 29.17 milionë euro.
Ky do jetë sistemi i parë elektrik në Shqipëri. Pritet që projekti të nisë këtë vit dhe synon të përmirësojë transportin publik dhe të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit si dhe ndotësit e ajërit.