Bayern zyrtarizon trajnerin e ri, ja detajet e kontratës (FOTO LAJM)

Bayern ka firmosur me Julian Nagelsmann deri në vitin 2026. Ai do të jetë pjesë e kampionëve gjerman duke nisur nga 1 korriku i këtij viti. Nagelsmann është aktualisht trajner i Leipzig dhe njihet që bënë lojë sulmuese. /albeu.com/

Postimi i plotë i Bayern:

“Bayern ka emëruar Julian Nagelsmann si trajner të ri. 33-vjeçari i lindur Bavari do të kalojë në Mynih nga  Leipzig më 1 korrik 2021 përpara sezonit të ri, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionët gjerman  deri më 30 qershor 2026.

Kjo vjen pasi Bayern pranoi kërkesën Hansi Flick për ta shkëputur kontratën më 30 qershor 2021, dy vite më herët përpara se ti skadonte”, shkruan klubi gjerman në Facebook.


Shtuar 27.04.2021 11:27

Tags: ,