Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të dielë ka qenë në Shkodër në një takim me mbështetësit atje, në 32 vjetorin e kryengritjes së Postribës.
Berisha u ka bërë thirrje sërish mbështetësve të Bashës që të reflektojnë dhe të mos mbështesin atë që ai e quan pengun e kryeministrit Edi Rama.
Ish kreu i PD-së, është shprehur se revolucioni i nisur do të fitojë dhe ai nuk mund ta mbajë me dhunë dhe me banda shtëpinë e demokratëve.
Ndër të tjera Berisha ka theksuar se misioni i vetëm i revolucionit të nisur me 8 janar është vetëm vota e lirë.
“Ju bëj thirrje demokratëve që mbështesin Lulzim Bravën që të heqin dorë prej tij, ai është turpi i Shqipërisë. U them qytetarëve dhe demokratëve të Shkodrës që të bashkohen me heroizmin dhe qëndresën e atyre që i kanë votuar, ndahuni nga Lulzim Basha se atë e pret vrima e miut nga ky revolucion që nuk ka të ndalur. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri. Ato që mbështesin Bashën për kryetar të opozitës tallen me përçmim ndaj qytetarëve, tallen me lirinë, dhe me vlerat e pluralizmit politik në Shqipëri.
Ne duhet që ta shndërrojmë çdo orë dhe ditë tonën në një përpjekje të madhe për të marrë në dorë fatet e lirisë dhe të Shqipërisë. Nga Shkodra i drejtoj një thirrje vëllazërore shqiptarëve në emigracion dhe në diasporë orët për demokracinë në Shqipëri janë kritike dhe duhet ndihma juaj, protesta dhe mbështetja juaj. Ju jetoni në vende të lira dhe duhet të jeni promotorë të rivendosjes së pluralizmit dhe të lirisë në Shqipëri. Miqtë e mi ndaluni një moment dhe mendoni se çfarë është kjo betejë e jona, që është absolutisht për liri, për liri dhe vetëm për liri.
Ku jemi ne sot dhe të ndalemi me çdo qytetar. Ne jemi një shoqëri nga e cila liria është përzënë, ne jemi e vetmja shoqëri në Evropë në të cilën siç thoshte diktatori gjerogjian se votoni dhe partia i numëron, dhe ne këtu votojmë dhe votat i numëron Rama me bandat e tij. këtë model e transplantoi në krahun tonë, nëse socialistët nga 2009 nuk kanë votuar asnjëherë, po në votimin e Lul Bravës cili është votimi? Vota e 1800 qytetarëve në anti Kuvendin e tyre shpallet para kamerave dhe shqiptarëve e shumëzuar me 3-4 fishin si votë e 5004 delegatëve a ka dhunim më të madh se ky për votën e lirë? Ai tjetri haptas e deklaron se nuk ka lidhje me votën, por ky në mënyrën më të shëmtuar do që të servirë votën e 1800 delegatëve për 5004.
Ju ftoj në këtë revolucion për të përmbysur narko shtetin dhe thirrja ime për partnerët tonë ndërkombëtarë është se ky është revolucion paqësor por i pandalshëm. Më 8 janar demokratët nuk kërkonin asgjë më shumë se të nxirrnin nga shtëpia e tyre banditët. Protesta tona nuk do të ndalen deri në fitoren tonë, ato që mbështesin Edi Ramën dhe Lul Bashën do të dështojnë e ardhmja është e jona e burrave dhe grave që luftojnë për dinjitet njerëzor.
Nga kjo ditë u ftoj që flakën dhe dritën e këtij revolucioni ta dërgojmë në çdo votër shqiptari”, ka thënë Berisha./albeu.com/