Basha uron Kurban Bajramin: Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara!

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar festën e Kurban Bajramit, përmes një postimi në Facebook.

Basha uron që në familje të mbizotërojë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri më të drejtë.

Më tej uron që sakrificat dhe lutjet e besimtarëve myslimanë të jenë pranuar.

Postimi i Bashës:

“Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!

Ju uroj nga zemra Gëzuar për shumë vjet festën e Kurban Bajramit!

Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara! Në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët!

Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit.

Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!./albeu.com


Shtuar 19.07.2021 21:43