Basha “thumbon” Ramën: Sa herë shihni drejtues me veshje të çuditshme, përgatituni për vjedhje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin që zhvilloi me naftëtarët në Ballsh nuk harroi të thumbonte edhe kryeministrin Edi Rama.

Gjatë takimit Basha u zotua të rizgjojë potencialin e rafinerisë dhe naftës shqiptare duke u kërkuar qytetarëve të dilnin dhe të votonin për të ndryshuar situatën në vend. Ai paralajmëroi qytetarët se sa herë që drejtuesit dalin dhe thonë fjalë të mëdha dhe bëjnë shfaqëe, kryhet grabitjen e radhës.

“Sa herë që të shikoni njerëz, drejtues, kryeministra që bëjnë shfaqje me fjalë të mëdha, me veshje të çuditshme, me britma, me shprehje që nuk ua kishte marrë mendja ti dëgjonit nga një politikan, kuptoni që pas saj fshihet një tjetër grabitje, fshihet një tjetër vjedhje e madhe që u bëhet shqiptarëve, xhepave tuaj, naftës shqiptare, fermerit, studentëve, mjekëve”, tha Basha.

Shtuar 30.03.2021 03:03