Basha tha se nuk do të jetë në Kuvend për të votuar Amnistinë Penale, Rama: Do ketë qenë përgjumësh

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.

Ai ka thënë se në mbledhjen e sotme janë diskutuar vetëkritikat që u mbajtën në Asamblenë e kaluar, teksa theksoi se në këtë fazë nuk paraqiten probleme serioze.

“Ne nuk kemi një problem sot për sot me as me kritikat as me vetëkritikën,m psepse në asamblenë e përgjkuthshme që u zhvillua ca ditë më parë ka pasur plot vetëkritika, sot ishte dita për të reflektuar mbi to dhe për të vazhduar punën. Është çështje moblizimi në gjithë trupën, ka lojtarë që hyjnë menjëherë në lojë, ka lojtarë që duan pak nxehjme, por e gjithë skuadra është e motivuar dhe nuk kemi asnjë problem serioz në këtë fazë”, tha Rama.

Ai foli edhe për situatën në Parlament, ku prej muajsh seancat nuk zhvillohen në kushte normale dhe ligjet kalojnë pa diskutim.

“Ligjet kalojnë në një kohë shumë të shkurtës sepse nuk ka në sallë kushte pët t’i kaluar në një kohë të gjatë, në momentin që krijohen kushtet do kalojnë në një kohë më të gjatë. Për sa kohë nuk ka kushte normale që nuk vijnë nga ne, ligjet do të votohen ashtu”, u shpreh kryeministri.

Ai gjithashtu tha se nuk është ne dijeni nëse votimi për amnistinë penale do të jetë nesër pjesë e agjendës së Kuvendit, teksa komentoi edhe deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha, që tha se nuk do të marrë pjesë në votim, duke thënë se në momentet që i ka bërë ka qenë përgjumësh.

“Nuk jam në dijeni në këtë moment të agjendës nesër të parlamentit. Unë jam nesër në parlament një deputet që shkon dhe ndjek çfarë është përgatitur. Di që është bërë një diskutim për një keqkuptim total dhe është adresuar menjëherë sot nga ministri i Drejtësisë”, tha Rama.


Shtuar 21.02.2024 19:32