“Basha të shkojë në zgjedhjet për kryetar”, PD i përgjigjet Metës: Qëndroni larg selisë blu!

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të Presidenti Ilir Meta në një media maqedonase, ku tha se Lulzim Basha është përgjegjës për situatën ku ndodhet opozita dhe se ai duhet të shkojë në zgjedhje për kryetar.

PD i ka bërë thirrje Metës dhe njerëzve të tij të qëndrojnë larg selisë, dhe se kjo ndërhyrje e tij në debatin e brendshëm politik, tregon , që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh që nuk është i shqiptarëve.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane./albeu.com


Shtuar 11.01.2022 17:16