Kryedemokrati, Lulzim Basha ka ndarë disa pamje në “Facebook” nga takimi i sotëm në Kombinat.
Basha shkruan se çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave të PD në shërbim të qytetarëve.
Sipas tij, Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit.
Postimi i Lulzim Bashës:
Shqiptarët dinë ta dallojnë të mirën nga e keqja! Beteja jonë është për Shqipërinë dhe është ballore, pa kompromis dhe çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave tona në shërbim të qytetarëve.
Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që gërryen mirëqenien e familjeve shqiptare, për lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë Europiane. /albeu.com