Basha në Levan: Ngrijeni kokën, nuk jeni skllevër të asnjë politikani

Gjatë rrugëtimit të tij,  Lulzim Basha është ndalur në Levan pas Tepelenës ku është takuar me qytetarët dhe iu ka kërkuar të bashkohen për ndryshimin. Ai është pritur në rrugë nga mbështetësit që e kanë shoqëruar deri në qendër të Levanit

Kreu i PD tha se Levani, Fieri dhe gjithë Shqipëria kanë ngelur në vendnumëro, duke iu kërkuar të ngrenë kokën dhe demokratë e socialistë të bashkohen për ndryshim, pasi siç tha ai nuk jeni skllevër të askujt, të asnjë politikani.

“Mirë se ju gjej, zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, banorë të Levanit që qëndron historikisht dhe gjeografikisht si pikë lidhëse, qendër e vjetër banorësh krenarë.

Kam takuar të rinj e të reja që duan të njëjtën gjë që ka rinia në vendet e tjera, mundësi për arsim, për punësim këtu në Shqipërinë tonë të bukur.
Levani, Fieri, Shqipëria kanë mbetur në vendnumëro. Po kështu kam parë e dëgjuar se ata mezi po e presin 25 prillin. Po ju drejtohem nënave shqiptare nëse doni që fëmijët tuaj t’i mbajmë këtu votoni numrin 9. Ngrijeni kokën, nuk jeni skllevër të askujt, të asnjë politikani, ju jeni shqiptarë krenarë. Vëllezërit e mi ngrijeni kokën, demokratë e socialistë bashkoheni për ndryshim, votoni numrin 9.

 

Është një kohë e gjatë, 8 vite për të mbajtur premtimet elementare. I mbani mend apo jo, legalizimet falas. Levani e di fare mirë, dështim, zero. 300 mijë vendet e punës dështim. Levani pa ujë, me ndërprerje energjie, pa ujë po i përmbytur. I përmbytur por i pakompensuar, njësoj si qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë”, deklaroi Basha.


Shtuar 17.04.2021 14:06