Basha ndan momente nga Kuvendi: Jam krenar, hapën një faqe të re për PD-në (VIDEO)

Kreu i PD-së Lulizm Bash ka postuar në Facebook një video ku shihen momente nga Kuvendi i Partisë Demokratike.

Krah videos, Basha shkruan se është krenar për guximin me të cilin Kuvendi Kombëtar vendosi të zgjedhë të ardhmen dhe se sot u hap nj faqe e re për PD-në.

“Jam krenar për guximin me të cilin Kuvendi Kombëtar vendosi të zgjedhë të ardhmen, vendosi të hapë një faqe të re për Partinë Demokratike, për ta shndërruar atë në alternativën më të pastër, në shpresën më të bukur që shqiptarët kanë për ndryshim”, shkruan Basha./albeu.com


Shtuar 18.12.2021 20:09