Basha mblodhi Këshillin, Berisha: E ke mbushur sallën me punonjësit e godinës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryedemokratin Basha pasi ky i fundit mblodhi Këshillin Kombëtar të PD-së dhe shkarkoi nga funksionet disa eksponentë të kësaj force politike.

Berisha u shpreh se Basha e ka mbushur sallën me punonjësit e godinës dhe sipas tij, atij nuk I shkon as një e treta e anëtarëve.

Komentet ish-kryeministri i bëri gjatë fjalës së tij në “Foltoren” me demokratët e Floridas.

“Ai i shkarkuari thërret sot Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike dhe nuk i shkon as një e treta e anëatrëve. E ka mbushur sallën me punonjës të godinës apo edhe të tjerë punëtorë”, është shprehur Berisha./albeu.com/