Basha mbledh sërish nesër kryesisë së grupit parlamentar të PD

Mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të PD ditën e sotme, pasohet me një tjetër nesër.

Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj bën me dije se nesër në selinë blu nesër do të mblidhet grupi parlamentar para nisjes së seancës plenare në Kuvend. Ky ishte vendimi i vetëm i bërë publik nga diskutimet në mbledhjen e sotme.

Para mbledhjes kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha me një deklaratë të fortë duke thënë se koha e tij ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

Më tej Basha ka komentuar dhe “Foltoret” e Berishës për të cilën u shpreh se ato janë kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, të cilin ai synon ta shkëpusë./Abcnews.al


Shtuar 7.11.2021 21:00