Sot, kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve. Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se është koha që të lihen pas 2 vite tollovi dhe të ecet përpara.
“Mirënjohje për të gjithë ju për të mundësuar kuorumin e PD, por dhe për pjesëmarrje që dëshmon për rigjetje të besimit në strukturat drejtuese të PD. Është dhe një barometër i shpresave dhe pritshmërisë e vendosshmërisë së demokratëve për të lënë pas 2 vite tollovi dhe për të ecur para.
Morëm vendime domethënëse dhe historike do thoja në Kuvendin Kombëtar. PD nuk ekziston për t’i shërbyer vetes së saj, por interesit kombëtar.
Në 2 shtator vendimet e Kuvendit janë të qarta, u morën vendime që të ndryshojmë e mos mbetemi në këtë hulli politike, që axhendën e bëjnë interesat e ngushta të një grupi që politikën e shohin si instrument përfitimi, pasurimi dhe imuniteti ”, u shpreh Basha.