Basha: Ky është vendimi i parë që do të marr sapo të vij në pushtet

Kryedemokrati Lulzim Basha teksa udhëtonte sot për në Kavajë, është shprehur se vendimi i parë që do të marrë sapo të vijë në pushtet është kufizimi i pushtetit vetëm në dy mandate.

Sipas Bashës, një tjetër vendim i rëndësishëm që do të anulohet është taksa në rrugën e Kombit.

“Kam shumë ligje që duhen anuluar dhe duhen miratuar. Por norma e parë do të jetë kufizimi i pushtetit, jo më shumë se dy mandate.

Ka dhe ligje të tjera, ligji për arsimin e lartë, heqja e traut në rrugën e Kombit dhe anulimi i koncesioneve korruptive.

Do të përfshijmë në skemën e ndihmës ekonomike familjet që janë larguar.

Do të çlirojmë sipërmarrjen nga zgjedhja e shtetit arbitrare dhe do t’i kthejmë shtetin qytetarëve”, tha Basha ndër të tjera.

Basha tha gjithashtu se në 25 prill do të jetë një ditë ndryshimi. Kreu i PD i kërkoi qytetarëve që së bashku me votë të largojnë Edi Ramën.

“Ne e kemi në dorë të zgjidhim problemin. Të largojmë Ramën dhe më pas bashkë të zgjidhim problemin. Le ta bëjmë së bashku, së bashku të ndryshojmë Shqipërinë hap pas hapi”, u shpreh Basha./albeu.com/


Shtuar 11.03.2021 11:59