Masat e fundit anti-covid: Mësim online, ora policore e pezullimi i fluturimeve me Anglinë

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekpertëve, kryetarja e kësaj tryeze Mira Rakacolli ka thënë se ora policore do të vijojë të jetë e njëjtë.

Ajo shton se mësimi online do të vijojë të jetë online për shkak të infektimeve të të rinjve, ndërsa grumbullimet do të ndalohen deri në një komunikim të dytë pas 2 javësh.

Rakacolli: Përsërisim që ora policore do të jetë e njëjtë, pra nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të rasteve kur kërkohen emergjenca shëndetësore dhe emergjenca pune. Do të vazhdohet mësimi online për shkak të nurmave të të rinjve që janë rritur edhe si rezultat i prezencës së virusit të ri.

Fluturimet direkte me Britaninë do të mbeten të pezulluara edhe për një periudhë 2 javore. Komiteti mori në shqyrtim vendimin e Gjykatës Kushtetuese që na sugjeron që të ndërmerret një afat për masën që kemi propozuar në lidhje me grumbullimt. Komiteti e quan të arsyeshme që këtë herë të jetë për dy javë dhe do të rivlerësohet pas 2 javësh, njëjtë si masat e tjera.

 


Shtuar 11.03.2021 11:58