Rrethohet nga njerëzit, Basha hipën mbi makinë në Kavajë

Kreu i PD ka nisur ashpër fushatën elektorale pas prezantimit të listave të zgjedhësve.

Kreut të PD-së Lulzim Basha i është rezervuar një pritje madhështore në Kavajë, ku dhjetra e qindra qytetarë, duke sfiduar kushtet e pandemisë, kanë dalë në shesh për ta pritur.

“Kujdes maskat! Ju falenderoj nga zemra. Bashkë për ndryshimin. Rama ik!” tha Basha duke iu kujtuar masat anticovid të mbajtjes së distancës.

“Mbajmë pak distancë se jemi shumë afër njeri tjetrit“, dëgjohet të thotë ai, i cili për t’i përshëndetur të gjithë ka hipur  mbi makinë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 11.03.2021 12:08