Basha: Kuvendi i 18 dhjetorit do të shënojë një pikë kthese në PD

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ndarë në Facebook një video nga emisioni “Real Story” ku ishte ftuar mbrëmë. Në postimin krah videos, Berisha tha se Kuvendi i 18 dhjetorit do të shënojë një pikë kthese në PD.

“Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion. Më #18Dhjetor, ne do të zgjedhim të ardhmen, duke mishëruar shpresat më të mira të njerëzve, për të ripërtërirë besimin te politika, si mjet për ndryshimin e Shqipërisë”, shkruan Basha./albeu.com


Shtuar 3.12.2021 17:39