Basha: Korrupsioni bën që qeveria të rrisë taksat, vettingu në politikë është zgjidhja

Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur te korrupsioni. Basha tha se paketat fiskale jotransparente, rritja e taksave dhe ulja e investimeve të huaja ka ardhur si pasojë e korruspisonit.

Lideri demokrat ka theksuar dhe njëherë se zgjidhja e korrupsionit është vettingu në politikë.

“Paketa fiskale nuk është për qytetarët dhe nuk pasqyron hallet e tyre por grykësinë e shtetit më të korruptuar. Kur nevoja e tyre është që të paguajnë çmime të ndryshme për karburantin ky grup të korruptuarish dhe të paaftësish jo vetëm e bën që shqiptarët të paguajnë më shtrenjtë se të gjithë në Evropë.

Edhe në kohë krize dhe për familjen përparësia nuk është interesi i shqiptarëve por janë interesat e tyre dhe të një grushti klientësh që kanë bashkëqepur xhepat. Ky është imoraliteti politik që spikat qeverinë dhe nuk e vë ujin në zjarr për

Largimi nga sytë këmbët në krye të azilkërkuesve ka kaluar dhe nivelet e para pandemisë. Vetëm në gusht 1432 azilkërkues nga Shqipëria, 331 nga Maqedonia, 148 nga Kosova, 21 nga Mali i Zi. Shqiptarët që kërkojnë azil vetëm në gusht është shifra më e lartë e të gjithë vendeve të marra bashkë, që mat me përpikmëri punën. Largimi masiv i shqiptarëve të vendit që pret të ulet në konferencën ndërqytetare është e dukshme, një ndër arsyet kryesore pse qytetarët largohen është korrupsioni.

Është korrupsioni që bën që paketat fiskale të bëhen në mënyrë jo transparente, është korrupsioni që bën që qeveria rrit taksat më shumë se të gjithë kohët, është korrupsioni që pengon zhvillimin e investimeve të huaja. Zgjidhja që ne kemi ofruar është vettingu në politikë, kërkon vullnet dhe mbështetje, por ky projekt nuk është punë shtesë por një mision që kërkon punë shtesë, një angazhim nga më madhorët, por sido qoftë për shqiptarët që kërkojnë drejtësi.  Shumica e tyre kërkojnë një politikë të pastër”, ka thënë Basha./albeu.com