Basha: “Drejtësia e re” ka dhënë garanci për Trekëndëshin e Bermudës

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar sot në Kuvend se persona në “drejtësinë e re” kanë dhënë garanci që askush nga Trekëndëshin i Bermudës (Rama, Berisha dhe Meta) të mos preken.

“Arrestimi i një prej ministrave të këtij që qëndron mbrapa mund të jetë një dritë shpresë që një prej kolonave që mbajnë bashkë qeverinë të mund të shkërmoqet. Ky po krijon një reformë në drejtësi me njerëz që japin garanci që asnjë prej brinjëve të ‘Trekëndëshit të Bermudës’ të mos preket. Edhe qytetari më i thjeshtë i Afrikës e kupton që nuk mund të merren 17 vendime brenda ditës.  400 milionë euro të mafies së inceneratortëve do të dilnin dhe do të tepronin për t’i dhënë fund problemeve të shumë fëmijëve shqiptarë”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 20.12.2021 11:11