Inceneratorët, Basha në Kuvend: Trekëndëshi i Bermudës po zbraz Shqipërinë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për aferën e inceneratorëve në Kuvend, për të cilën është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka pasi ka përfituar mbi 3.6 milionë euro.

Basha akuzoi qeverinë duke thënë se skema e vjedhjes është një skemë kriminale që i ka zhvatur vendit tonë milionë euro.

“Kur shikon rendin e ditës, thua lum si ne, por kur dëgjon se çfarë ndodh çdo ditë në këtë vend dhe shikon që 400 mln euro janë zhvatur nga goja e fëmijëve shqiptarë nga një grup me në krye parafolësin (Edi Rama) atëherë kupton sesa hipokrite është kjo. Mbi Shqipëri prej vitesh ka zbritur një krizë shumë planëshe, e para ekonomike e barkut bosh, e një çdo dy familje shqiptare. E humbjes shqiptare, të nëntë në çdo 10 dhjetë të rinj që duan të largohen. Prej masakrës zgjedhore të 25 Prillit përmasat e kësaj krize janë bërë më të mëdha. Nga njëra anë arrestimi i ndryshimit dhe nga ana tjetër interesa e një kaste të vjetër dhe një tjetër trekëndëshi, të Bermudës, po bëjnë gjithçka, jo vetëm të mos frenojnë, por ta zbrazin Shqipërinë dhe ta heshtin nga çdo zë që u bën opozitë planeve të tyre për ta bërë Shqipërinë në çifligun e tyre. Në Shqipërinë e tyre ka vend për tre inceneratorë për të djegur plehrat e Italisë, Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Në Shqipërinë e tyre ndahen qindra miliona euro për oligarkët ndërtohen tunele, porte dhe aeroporte. Blihen mediat, por nuk ka vend, as për shqiptarët e ndershëm dhe as për fëmijët e tyre” tha Basha./albeu.com