“Basha bëri marrëveshje me Ramën”, Topalli analizon humbjen e opozitës: Janë blerë votat

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka analizuar zgjedhjet locale të 14 majit,kur i cilësuar si më të paprecedentat gjatë karrierës së saj politike.

Sipas saj votat janë blerë si asnjëherë më parë, teksa vuri në dukje gabimet e opozitës, që nga djegia e mandateve e te bojkoti i zgjedhjeve lokale të kaluara.

Në emisionin “Opinion”, Topalli thotë se janë blerë votat dhe asnjëherë më parë nuk ka qenë më e madhe ndërhyrja e mafies dhe e drogës.

Analiza ka koston e vet. Djegia e mandatve. I janë dhuruar të gjitha bashkitë Ramës. Ne po e paguajmë koston. Unë mendoj që të mos harrojmë se çfarë ka ndodhur. Kjo fushatë ka filluar me tritol dhe është mbyllur me burgosjen e kandidatit. Fotografia e fushatës është ajo bashki që është përmbysur me votat e burgut. Unë nuk kam thënë kurrë që nuk janë blerë votat. Janë blerë votat, ka ndërhyrë dhe krimi. Kurrë nuk është bërë një betejë më e madhe kundër blerjes së votave dhe ndërhyrjes. 6 herë rresht ka humbur kryetari i siglës, i vulës dhe nuk ka dhënë dorëhqejn dhe as herën e fundit. Mbeti minorancë brenda partisë së tij”, tha Topalli.

“Ky rezultat nuk është reali. Kur një kryetar partie bën fushatë, nëse ju thotë zgjedhësve të vet se unë nuk do të bëj fushatë, ky i ka demoalizuar të gjithë. PD-ja reale, nga 40% dhe shkoi në 2% dhe nuk mbajnë përgjegjësi asnjë dhe japin mend dhe tregojnë se çfarë duhet bërë. Këta janë zgjedhjet më të paprecedenta në historinë time politike. Kurrë nuk ka qenë në këtë shkallë fuqia e blerjes. Kulmi i fuqisë së blerjes dhe korruptimit. Kurrë nuk ka qenë më e egër ndërhyrja e mafies dhe e drogës. Kjo është drama e vendit tonë. Basha bëri marrëveshje me Edi Ramën. 8 vite rresht nuk ka pasur opozitë reale dhe prandaj është kaq e fortë mafia”, shtoi ajo më tej.


Shtuar 18.05.2023 22:19