Elgert Gjoni është një prej të arrestuarve gjatë operacionit “Tempulli” dhe ditën e sotme pritet të njihet me masën e sigurisë.
Nga hetimet ka rezultuar se ai është personi që siguronte kanabis llambe nga Kanadaja. I riu është mbajtur për muaj me radhë në vëzhgim nga agjentët e antidrogës, madje është përgjuar, si janë bërë blerje të stimuluara për të faktuar aktivitetin e tij të shpërndarjes së drogës.
Sipas përgjimeve, rezultoi se një dozë të lëndës që ai sillte nga Kanadaja me postë e shiste deri në 300 euro.
Në përgjim, Elgert Gjoni shfaqet duke komunikuar me një nga blerësit e identifikuar me emrin Enea, dhe ky i fundit i kërkon që t’i sigurohet një dozë e tillë.
Por, sapo njoftohet për efektet që i shkaktohen nga përdorimi i saj, blerësi fillimisht i thotë “jo mor shok se sdu me vdek unë” dhe më pas bie dakord që dozën ta blejë ditë tjetër.
Mësohet se i arrestuari Elgert Gjoni, bazën e kishte në zonën e Unazës së Re.
Kryesisht, për të komunikuar me klientët ai përdorte instagramin. Në një nga rastet edhe agjenti i infiltruar ka komunikuar po me të po në këtë rrjet social për t’i blerë dozën e kanabisit që ai sillte nga Kanadaja.
Përgjimet:
Elgert Gjoni: Nga cila
Enea: Nga ato pra.
Elgert Gjoni: Nga ato konservattt?
Enea: Konservat e peshkut.
Elgert Gjoni: Po të folim me atë bosin tjetër o xhi.
Enea: Jo më të paktën naj 30 tshe ca me the ti mu?
Elgert Gjoni: Si 30 tshe konserva? Ato jan do pako të zeze
Enea: Ato që më tregove në foto o burr ca kishte apo se m
Elgert Gjoni: Po e di o xhi, që kush është 30 tshja o xhi.
Enea: Po dhe kjo e mirë ishte.
Elgert Gjoni: Është 3.5 (tre pikë pesë) gramë 30 tshja qic vlla se nuk I kam hy kot këtij muhabeti për 300 euro.
Enea: 300 euro?
Elgert Gjoni: Po.
Enea: ca është kjo?
Elgert Gjoni: Rabi më i frikshëm që ekszisto
Enea: Jo mor shok se sdu me vdek unë.
Elgert Gjoni: Jo nuk vdes se ta jep do lloj efektesh që nu 30 tshe o xhi, është 3.5 gramshe dhe ajo qia robt e pëlqe
Enea: Atë do mor unë me kismet nga e premtja..