Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është i gatshëm të mbyllë karrierën e tij si deputet i PD-së nëse Sali Berisha kandidon për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
I ftuar në Ora Neës, Bardhi theksoi se nëse kjo ndodh do të vazhdojë të japë kontributin e tij në parti si një anëtar i thjeshtë.
Bardhi: Unë do të vazhdoj të jem në PD, nuk ka asnjë diskutim. Nuk bëhem pjesë e asnjë lëvizje për asgjë të re. PD është partia që më ka dhënë statusin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe unë do të mbështes, votoj dhe punoj gjithmonë për PD. Sigurisht, nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i PD dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025 apo kurdo qofshin zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme unë e mbyll karrierën time si përfaqësues i demokratëve në Kuvendin e Shqipërisë duke vazhduar të kontribuoj si një anëtar i thjeshtë i zakonshëm në PD. E mbyll me vullnetin tim të lirë. U qëndroj atyre gjërave që kam thënë sesi e shoh unë të ardhmen e PD, që përmes PD të ketë të ardhme Shqipëria.
I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të ulej ballë për ballë me Sali Berishën për gjetjen e një formule bashkimi për zgjedhjet e 14 majit ai tha se do të ulet me këdo për gjetjen e një zgjidhjeje në interest ë PD-së.
Bardhi: Ulem me cilindo, nuk kam asnjë shqetësim sakohë bëhet fjalë për të gjetur një zgjidhje në interes të PD, demokratëve dhe Shqipërisë. Jemi ulur me zotin Berisha, kemi bërë 2-3 mbledhje në fillim gati një vit më parë në grupin parlamentar. Një mbledhje ka zgjatur rreth 9 orë./Albeu.com/