Bardhi: Në Kuvendin e Berishës ishin ulur si delegatë kandidatët e Topallit dhe Doshit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dalë në një deklaratë për media duke zbuluar emrat e 5004 delegatëve që morën pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.

Bardhi, ndërsa u pyet në në lidhje me shifrat e demokratëve që morën pjesë në referendumin e thirrur nga ish-kryministri Sali Berisha për shkarkimin e Bashës, tha se listat nuk kishin dalë nga selia blu.

Bardhi gjithashtu tha se në Kuvendin e Berishës ishin ulur si delegatë kandidatët e Jozefina Topallit dhe Tom Doshit.

“Për të ashtuquajturin referendum nuk ka asnjë te dhënë kush ka votuar dhe si ka votuar. Mund t’ju them se ka votuar një kryetar i LSI ne Qarkun e Fierit. Ne 92-shin ka qene anëtar, ne këtë kohe ka ndërruar disa parti, por ka shkuar te votoje me karten e 92-shit, megjithëse eshte kryetar i LSI per Divjaken. Partia ka rregulla te qarta ne statut kush quhet anetar. Ne dijeni tuaj, kane votuar edhe drejtore te emeruar nga emeruar nga Edi Rama, qe kane hequr demokrate nga puna. Ne 18 dhjetor ka patur vetem 1 aktivitet politik te PD, Kuvendi Kombetar. Te tjerat jane aktivitete private, qe bejne listat e tyre, sipas deshires se tyre. Në Kuvendin e Sali Berishës të mbajtur më 11 dhjetor ishin ulur si delegatë kandidatët e Jozefina Topallit dhe Tom Doshit.

Si i vërtetuat ju? Si e shpjegoni ju se kryetarja e Bashkisë Shkodër shkon deh nuk e gjen emrin në listë dhe nënkryetarja e degës së Shkodër, dhe del para kamerave dhe bën përgjegjës të Lulzim Bashës. Ata sjanë lista të anëtarëve të PD, se ndaj skanë lidhje. Se di askush. Statuti i PD ka rregulla të qarta mbi anëtarët që kanë të drejtë vote. Nëse ke teser të marrë në vitin 2000 por ndërkohë nga 2005 ke qen drejtor i PS dhe merr pjesë në mbledhjet e PS dhe s’voton më për PD, e humb të drejtën e votës në PD, Ka rregulla. Do të duhet të marrësh pjesë në mbledhjen, të paktën për 6 muajsht e fundit. nëse s’merr pjesë, ske të drejtë vote. Kështu thotë statuti. S’ke të drejtë vote nëse nuk ke qenë pjesë e mbledhjeve. Ndaj ka institucione partia që këto lloj rekordesh regjistrohen. Ne çdo vit kemi proces verifikimi të partisë. Mund të jenë anëtar të LSI apo i partisë së Tom Doshit. Kanë qenë drejtor që kanë hedhur nga puna demokratet. Asnjë e dhënë e disponuar nga PD nuk i është vënë në dispozicion askujt. Nëse kanë pasur lista për shkak të funksioneve para 10 viteve në PD, dhe i nxjerrin në referendum, them se Statuti ka rregulla. Do më thoni ju se; kush po pyet për statut? Një grupim i vogël brenda PD e ka flakur tutje statutin dhe thotë; rregulli jam unë dhe e vendos unë!”, tha Bardhi./albeu.com