Bardhi kërkoi të njihet dorëheqja e Lulzim Bashës si kreu i PD, çfarë kërkoi gjykata

Është shtyrë seanca për kërkesën e Gazment Bardhit, i cili kërkoi që të njihet dorëheqja e Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Seanca u shty për më 30 prill, kohë gjatë së cilës Gjykata e Tiranës, do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.

Në të njëjtën séance, do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.

Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i PD më datë 27 korrik 2023, ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish-kryetarit të PD Basha, nga regjistri i partive politike.

Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit, ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces.


Shtuar 2.04.2024 12:05