Banorët e Poliçanit kundërshtojnë bashkimin me Beratin: Reforma është denigruese, vendimi të merret me referendum

Gjatë dëgjesës publike të organizuar nga Bashkia Poliçan për reformën e re administrative-territoriale, qytetarët e pranishëm kundërshtuan prerazi propozimin për bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Beratit. Sipas tyre, një ndryshim i tillë do të dëmtonte rëndë të ardhmen e zonës.

Një prej banoreve e përshkroi reformën si “shfarosëse dhe denigruese”, duke kujtuar pasojat e shkrirjes së mëparshme të komunave, që sipas saj çoi në braktisjen e fshatrave. Ajo foli për largim të shërbimeve, varfërim të zonave dhe përkeqësim të arsimit, deri në zhvillimin e mësimit në klasa kolektive.

Të lidhura

None found

Banorja iu drejtua edhe kryeministrit, të cilit i kërkoi të reflektojë menjëherë dhe “t’i vendosë gishtin kokës” përpara se të merret një vendim për këtë reformë.

“Zoti kryeministër, qytetarët e Poliçanit nuk kanë bërë asnjë turp me flakën që i vunë teserave, por i kanë thënë stop zjarrit e vullkanit që po ndiznin në zemrat e shqiptarëve. Ne nuk jemi marioneta, por do të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. I them jo kësaj reforme denigruese”, u shpreh ajo.

Edhe një prind dhe trajner i të rinjve në Poliçan deklaroi kundërshtimin e tij ndaj projektit, duke e cilësuar atë “vrastare për qytetin”. Ai kërkoi që banorët të vendosin vetë përmes një referendumi.

“Unë nuk largohem nga vatani im, fëmijët e mi do t’i rris këtu. Nuk e lë vatanin e prindërve të mi që kanë derdhur 40 vjet djersë. Politika duhet të na pyesë ne; të bëhet referendum dhe ta vendosim me votën tonë,” deklaroi ai.

Një tjetër qytetar e quajti cenimin e autonomisë vendore një “gjenocid të kohëve moderne”, të realizuar përmes manovrave administrative. Ai paralajmëroi se bashkimi mund t’i lërë banorët pa spital dhe pa shërbimet bazë.

Po i njëjti banor u bëri thirrje deputetëve të qarkut të Beratit që të shkojnë në Poliçan, të përballen me qytetarët dhe të japin llogari për votën që kanë marrë. “Deputetët e zonës tonë duhet të vijnë këtu ballë për ballë, t’i dëgjojnë kërkesat e popullit sepse u kemi dhënë votën. Ne do ta bëjmë betejën me ligj e me rregulla deri në fund, sepse na takon të qëndrojmë si bashki,” tha ai.


casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibommarsbahisCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet