Banorët e Lumasit pëplaset me policinë dhe punonjësit e firmës, kërkojnë pezullim të punimeve për ujësjellësin (VIDEO)

Protesta e banorëve të Lumasit në Kuçovë vijon ende. Banorët e zonës kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të ujësjellësit me ujin e burimit të Sinecit, për të furnizuar disa fshatra.

Ata janë konfiktuar me policinë dhe punonjësit e firmës Salillari që po kryen pune. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Banorët kanë thënë se nuk do të lejojnë askënd që të shfrytëzojë të vetmin burim natyror që ata kanë prej shekujsh,të cilin e përdorin prej vitesh për nevoja familjare,për të vaditur tokat bujqësore dhe për të pirë ujë kafshët.

Gjithashtu janë shprehur se protesta e tyre do të vijojë me një grevë urie deri në pezullim të punimeve./albeu.com

 

Shtuar 2.08.2021 18:57