Zjarr në Yzberisht, rrezikohen banesat (VIDEO)

Një zjarr është aktivizuar ditën e sotme në zonën e Yzberishtit Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit, por sikurse duket nga pamjet më poshtë rrezikohen shtëpitë që ndodhen aty pranë.

Banorët e zonës kanë dalë të gjithë jashtë në përpjekje për të shuar fakët, ndërsa nuk dihet nëse forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes./albeu.com


Shtuar 2.08.2021 18:37