Banorët e Lumasit në grevë urie: Ujin e Sinecit të mos na e prekin, të pezullohen punimet

Banorët e Lumasit në Kuçovë, një ditë pas përplasjeve me policinë dhe punonjësit e firmës që po ndërton ujësjellësin, kanë hyrë në greve urie.

5 banorë janë mbyllur në katin e dytë të një banese private në qendër të Lumasit.

Ata kërkojnë pezullim të punimeve për ndërtimin e ujësjellësit, shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe kërkojnë që ujin e Sinecit të mos e prekin, duke shtuar se me atë ujë jetojnë.

“Kemi nisur këtë grevë urie, sepse jemi futur në muajin e katërt të protestave dhe nuk u morën parasysh. Gjatë protestave kemi pasur dhe ndëshkime të rënda, ndërsa ne vetëm lule u kemi dhuruar punonjësve të policisë, sepse nuk kemi as shkop gome, asgjë prej gjëje, vetëm duart me kallo nga puna. Prandaj ne, e rimarrim këtë iniciativë të dytë me qëllim që të plotësohen kërkesat tona. Kërkesa e parë është të ndërprehen dhe t’i njihen vlerat burimit të Sinecit. Zona nuk vuan për ujë të pijshëm. Si komunë i nevojiten vetëm 4 metër kub ujë”, tha një banor./albeu.com

 


Shtuar 3.08.2021 17:09