Banorët e Krujës në protestë pas helmimit: Na e kanë sjellë ujin me tuba nafte

Qytetarët e Krujës kanë dalë në protestë pas helmimit masiv nga uji i pijshëm. Ata po protestojnë për ujë të pijshëm, i cili u bë shkak për helmimin e tyre.

Kujtojmë se të dielën, 24 tetor, dhe në ditët në vijim, për shkak të kontaminimit të ujit të pijshëm me dy baktere, janë helmuar mbi 600 qytetarë. Kjo bëri që të kishte dhe ndërprerje uji në qytet, i cili u rikthye mëngjesin e sotme, por jo për t’u pirë.

“Tubat e ujësjellësit të Krujës janë tuba nafte. Edhe nuk dihet ku i kanë marrë. I bëj thirrje shtetit të marrë masa që të verifikohet. Impianti i ujësjellësit është 99% me tuba nafte, se i kanë marrë me lirë”, tha një nga banorët./albeu.com

 

 

 


Shtuar 30.10.2021 14:23