Banka Qendrore Evropiane njoftoi rritjen e parë të normës së interesit në 11 vjet

Banka Qendrore Evropiane (BQE), ka njoftuar ditën e sotme rritjen e parë të normës së interesit në 11 vjet (që nga viti 2011), në një përpjekje për të trajtuar inflacionin e lartë të vazhdueshëm.

Banka Qendrore rishikoi normat e interesit me 50 pikë bazë, duke rezultuar se norma bazë e interesit është tashmë 0.5% (nga 0%), norma marxhinale e financimit në 0.75% (nga 0.25%) dhe norma e depozitave në 0% (nga -0.5%), duke i dhënë “fund” epokës afatgjatë të normave negative të interest.

Ndryshimet e mësipërme përfaqësojnë një devijim të vogël nga strategjia bazë (“guidance”), e cila parashikonte një rritje të normave të interesit me 25 pikë bazë në korrik, por edhe një ndërhyrje të re shtatorin e ardhshëm.

“Bordi drejtues vendosi se është e përshtatshme të ndërmerret një hap i parë më i madh në procesin e normalizimit të normave të politikës së tij krahasuar me indikacionet që kishte dhënë në mbledhjen e mëparshme. Përshpejtimi i sotëm i daljes nga normat negative të interesit i mundëson Bordit të kalojë në një qasje ku vendimet për normat e interesit do të merren në baza takim pas mbledhje. Rruga e ardhshme për normat e interesit do të vazhdojë të jetë e bazuar në prova dhe do të ndihmojë në arritjen e objektivit të saj të inflacionit prej 2% në afat të mesëm”,thuhet në deklaratën e bankës qendrore./albeu.com


Shtuar 21.07.2022 15:13