Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin e përnatshëm qytetar, është shprehur se kombi ndodhet në rrezik. ‘Kombi ndodhet në një rrezik që nuk e ka përjetuar në këtë shkallë në tërë historinë e tij në të gjitha mynxyrat dhe pushtimet që ka njohur në shekuj’, tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se që kur ka ardhur në pushtet, vetëm i ka futur thika pas shpine Kosovës.
Sipas tij, shqiptarët nuk mund të pranojnë për kryeministër një antishqiptar si Edi Rama.
Në fjalën e përnatshme në tubimin qytetar, lideri i opozitës ka përmendur edhe dëshminë e Belinda Ballukut për inceneratorin e Tiranës. Berisha tha SPAK ka në dosje dy shkresa të Ballukut për Erion Veliajn, por po vepron si mercenar.
Gjatë fjalës në tubim, kryedemokrati Sali Berisha theksoi se, shpresa e vetme e Shqipërisë është kalimi në fazën e re të betejës çdo ditë, çdo natë, gjer në fitoren përfundimtare.
Berisha: Sot Skrapi i partisë thirri Belinda Ballukun. E thirri, ua them unë, shikoni taktikën e mercenarit. Arreston hajdutë të vegjël dhe u thotë qeveritarëve, i thotë Erion Veliajt, se po arrestoj hajdutët që të kanë vjedhur ty.
Po ka hajdut në botë si Erion Veliaj? Ai nuk e meriton të rrijë asnjë sekondë në bashki. Ndaj dhe e marta duhet të jetë dita e fundit të tij. E thirrën Belindën sot në një kohë kur kanë në dosje dy shkresa në të cilat i thotë Erion Veliajt se ke detyrë të mbikëqyrësh dhe të raportosh për çdo punim të bërë në djegësin e Tiranës.
Të mbikëqyrësh njësinë e mbikëqyrjes. Të raportosh situacionet, shpenzimet dhe çdo gjë.
Po pse Erion Veliaj nuk e vuri një ditë të vetme në punë njësinë e mbikëqyrjes? Sepse paratë nuk duhet të mbikëqyreshin, por të vidheshin. Sepse nuk duhej të bëhej punë, por duhej që paratë të vidheshin. A ka hipokrizi më të madhe se kjo që bën Skrapi i partisë, afërmendshi i Edi Ramës?/albeu.com