Balluku: Bordi i Transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur ditën e sotme se Bordi i Transparencës nuk ka asnjë ndikim tek rritja ose ulja e çmimit të naftës dhe se qëllimi i tij i vetëm është për të bërë transparencë publike

“Bordi nuk ndikon në çmimin e naftë, është aty për të bërë transparencë publike. Ne si bord as nuk e rrisim e as nuk e ulim dot çmimin. Në media por edhe nga politikanë ka një abuzim për çmimin e naftës. Flitet që çmimi i naftës ka rënë në bursa, ndërkohë në Shqipëri ngrihet. Fakt që është i rremë. Çmimi që i referohen zotërinjtë ka të bëjë me çmimin bruto, ndërkohë çmimi që ne i referohemi në Bordin e Transparencës ka të bëjë me çmimin e produktit. Na bëjnë krahasimi me rajonin. Taksën e qarkullimit në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut e paguajnë në mënyrë të veçantë, ndërkohë që në Shqipëri kjo taks është e përfshirë në çmimin e karburanteve, kjo është diferenca”, tha Balluku./albeu.com


Shtuar 25.08.2022 12:49