Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ohër, në kuadër të takimit për “Ballkanin e Hapur”.
Takimi për “Ballkanin e Hapur” pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme.
Kreu i qeverisë ka publikuar një foto ku shfaqet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill.
“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama./albeu.com/