Balla u kërkon ndihmë autoriteteve malazeze për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj

Në ditën e dytë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazi 39-vjeçe dhe dy fëmijëve të saj, 8 dhe 3-vjeç të cilët dyshohen se janë mbytur në lumin Buna

Sipas informacioneve, raportohet se kanë nisur kërkimet edhe në Malin e Zi.

Ka qenë ministri i Brendshëm Taulant Balla, që i ka bërë kërkesë Malit të Zi që të nisin kërkimet.

Së shpejti pritet që në kërkime të ndihmojnë edhe Forcat e Armatosur, të cilat janë rrugës.