Ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi do të jetë kreu i ri i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Asambleja Socialiste mori vendimin në fund të korrikut, teksa sot është dhënë edhe miratimi i deputetëve të PS.
Miratimi është bërë para nisjes së seancës plenare, e para e këtij sesioni.
Më herët postin e kreut të grupit të PS e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në dikasterin e Ministrisë së Brendshme.