ZGJEDHJE 2021/ Balla: Në Elbasan, rezultatet dhe fitorja do të jenë historike

Pas përfundimit të procesit të votimit kryetari i PS për qarkun e Elbasanin, Taulant Balla ka dalë në një konferencë për mediat ku ka theksuar se rezultati i këtyre zgjedhjeve në Elbasan do të jetë historik.

“Pasi te kemi konfirmuar rezultatin për partitë politike, të fillojmë numërimin edhe për kandidatët. Ajo që ka sjellë një ritje në numerin e pjesëmarrësve është fakti që u dhamë mundësi të votonin edhe kandidatët jo vetëm partitë politike.

Falenderoj kandidatët e PS për qarkun e Elbasanit pasi kanë qenë të gjithë të vendit, asnjë të ardhur.

Dua të them se rezultati në këtë qark është rezultati më i lartë që ka marrë ndonjëherë PS në 30 vite.

Pritshmëria jonë vazhdon të mbetet 9 mandate”- tha Balla.


Shtuar 25.04.2021 22:08