Mediat greke kanë publikuar foton e fundit nga celulari i Carolinës pak orë përpara vrasjes nga bashkëshorti.
Fotoja është nga kamerat e sigurisë ku duket autori, Babis Anagnostopulos me vajzën 11 muajshe ulur në një divan në dhomën e ndenjes.
Fotoja është kapur me “Screenshot” nga aplikacioni i kamerave të sigurisë në orën 00:00. Nuk sqarohet ende se pse Caroline regjistroi një foto të tillë.
Sipas mediave greke, rreth orës 01:00, autori ka hequr kartën e regjistrimit nga kamerat në mënyrë që të mosregjistronin më.
Sipas raportit mjeko-ligjor, vrasja ndodhi mes orës 04:05 deri në 04:11. Gjithashtu janë publikuar dhe lëvizjet që ka bërë Babis pas vrasjes duke iu referuar të dhënave të nxjerra nga celulari i tij.