Detaje të reja kanë dalë në lidhje me krimin e rëndë brenda një familje shqiptare në Itali.
Sipas mediave italiane, një shqiptare, është gjetur e vrarë me thikë në zonën e Ternit.
Vdekja, ndodhi në kulmin e një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj gjatë së cilës gruaja është goditur disa herë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.
Zenepe Uruçi i kishte kërkuar ndihmë djalit të saj, duke i nisur një mesazh zanor në Whatsapp: “Babai yt po më vret”.
62-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo, në provincën e Ternit.
I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon e për pasojë shkoi direkt të shikonte se çfarë po ndodhte.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe kanë vënë në pranga burrin e viktimës, Xhafer Uruçin. Nga të dhënat paraprake, dyshohte se gjithçka ka ndodhur për çështje xhelozie./albeu.com/.