Krim në familje, shqiptari vret me thikë gruan nga xhelozia

Krim i rëndë brenda një familje shqiptare në Itali. Sipas  mediave italiane, një shqiptare, rreth 60-vjeçare, është gjetur e vrarë me thikë në zonën e Ternit. Vdekja, ndodhi në kulmin e një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj gjatë së cilës gruaja është goditur disa herë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe kanë vënë në pranga partnerin e saj shqiptar. Nga të dhënat paraprake, dyshohte se gjithçka ka ndodhur për çështje xhelozie.

Teksa kishte nisur sherri, gruaja kishte marrë në telefon djalin e saj, i cili lajmëroi Policinë, pasi e ëma po bërtiste. Por efektivët nuk ia dolën që të shpëtonin.

Bashkëshorti i gruas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku edhe duhet që të tregojë se përse ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë që deri më tani asnjë nuk është identifikuar me emër. Gjithë çfarë dihet është se gruaja punonte në një dyqan peshku, ndërsa burri ishte i pa punë.


Shtuar 30.03.2023 22:02