Babë e bir vranë Altin Muhon dhe u dënuan me 37 vjet burg, prindërit e viktimës: SPAK të hetojë gjyqtaren

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dënuar sot me 37 vite burg Et’hem dhe Dino Muhajn, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre Alket Muhon.

Pas shqyrtimit të të dhënave, gjykatësja e çështjes Blerta Cibuku ka dhënë vendimin final; 20 vjet burgim për Et’hem Muhon dhe 17 vjet burgim për të birin e tij Dino Muho.

Prindërit e Alket Muhos kanë reaguar pas vendimit të gjykatës, Ata kanë akuzuar gjyqtaren se ka zbutur dënimin e vrasësve të djalit të tyre.

Sipas tyre, Gjykata i nxori si të pafajshëm për armëmbajtje dhe ulën dënimin. Ata akuzuan gjyqtaren Blerta Çibuku është e korruptuar dhe kërkuan ndërhyrjen e SPAK.

“Gjykata dënoi kriminelët e vrasjes së djalit tim. Ata e kanë zbutur dënimin me ligj pasi e kanë nxjerrë të pafajshëm për armëmbajtje. Me çfarë e vranë ato djalin tim? Me shkop? Gjyqtarja Blerta Çibuku është e korruptuar. Dhe Gjykata e Gjirokastrës është e korruptuar komplet. Një korruptim galopant”, ka thënë i ati.

“Për mbajtjen e armëve znj. Blerta Çibuku i ka nxjerrë të pafajshëm. Mua si nënë po bëhen 4 vite nuk më ka pyetur asnjë herë. Por na thoshte pusho mos fol. Ka vrarë zemrën e një nëne ashtu siç më vranë djalin e vetëm. Të vijë SPAK dhe ta pyesë gjyqtaren se me çfarë u vra”, tha e ëma./albeu.com


Shtuar 27.10.2021 11:00