“Babë e bir” në protestë, Flor Binaj ndez turmën: Nuk kam ardhur vetëm sot (FOTO LAJM)

Florian Binaj ka marrë pjesë sërish në protestën e zhvilluar ditën e sotme.

Ai nuk ka shkuar i vetëm përpara kryeministrisë, por ka qenë së bashku me Xhodën, babain e tij skenik, ndërsa të dy kanë elektrizuar të pranishmit.

“A e shikoni këtë flamurin e kuq, është flamuri në i bukur në botë, i vendit më të bukur në botë. Ne jemi këtu dhe për ata që nuk janë, për ata motra e vëllezër që kanë lënë vendin dhe jetojnë, se në Shqipëri nuk ka vend për profesionistët, por ka vend për patronazhistët.

Është hera e parë që nuk kuptohet se ku fillon sheshi Nënë Tereza dhe Sheshi Skënderbej, falenderoj prindërit që kanë marrë fëmijët me vete, që të kuptojnë se çfarë janë të drejtat. Unë jam kritikuar shumë, se kam qenë ndër të vetmir artist që kam dalë të protestoj, do të doja shumë që siç na u bashkua Marin Mema dje, të na bashkohen artistë dhe figura publike, që emrin ta shfrytëzojnë për ata që nuk kanë mundësi.

Unë nuk jam vetëm këtu, kam ardhur me babin”, deklaroi Binaj./albeu.com/


Shtuar 12.03.2022 12:05