Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me strukturat e selisë blu në Korçë, ku ka bërë të qarta direktivat për protestën që do të zhvillohet para Kryeministrisë më 7 korrik.
Salianji pasi i ka rreshtuar të pranishmëve arsyet përse duhet të marrin pjesë në tubimin e thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha ka folur edhe për seancën gjyqësore të çështjes “Babale”, ku atij i duhet të ri paraqitet në gjyq.
“Nesër unë do jem aty, do jem i pranishëm në seancë ashtu siç kam bërë çdo herë tjetër. Drejtësia në këtë vend është e penguar, e vonuar, nuk hetohen, s’ka përballje por ka akuza ndaj gazetarëve dhe njerëzve që denoncojnë. Unë nesër do jem aty por tani fokusi është te protesta, organizimi i qytetarëve. Shumica e grupit parlamentar ka shprehur qëndrimin se do jetë pjesë e protestës. Alibeaj dhe Bardhi kanë qëndrimet e veta, varet se ku e vendos objektivin dhe fokusin, secili ka arsye për të protestuar kundër Ramës. Qëndrimet e mia janë publike”, u shpreh ai.