Foto ilustruese
Një 44-vjeçar në Durrës akuzohet se ka tentuar të përdhunojë vajzën e tij, vetëm 14 vjeçe, ndërkohë që ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.
Policia tha se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15.
Sipas policisë, burri 44 vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. /albeu.com