Një baba i pesë fëmijëve ka ndezur një debat të furishëm pasi shpërndau një video të tij duke përdorur një lidhëse për të marrë në shëtitje pesënjakët e tij.
Jordan Driskell, 31 vjeç, nga Kentaki, kohët e fundit postoi videon në Instagram, i cili e tregonte atë duke ecur me pesë fëmijët e tij të vegjël Zoey, Dakota, Hollyn, Asher dhe Gavin.
Megjithatë, klipi nxiti shpejt reagime të mëdha nga shikuesit shumë prej të cilëve për faktin se të vegjëlit mbanin të gjithë lidhëse, duke u siguruar që ata të mos mund të largoheshin, të iknin ose të humbisnin.
“Kur njerëzit më gjykojnë për përdorimin e zinxhirëve të fëmijëve”, ka shkruar ai në video, teksa në sfond luhej kënga Vegas nga Doja Cat.
Videoja u bë shpejt virale duke fituar më shumë se tre milionë shikime dhe nisi një debat midis përdoruesve të Instagramit.
Disa prej tyre e “respektuan” vendimin e babait për të përdorur lidhëse për fëmijët e tij dhe të tjerë që e sulmuan atë për të, duke theksuar se ata janë “njerëz jo qen”.