Avokati i Berishës flet pas seancës: Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i gjykatës

Pas mbarimit të seancës në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, avokati i tij, Genc Gjokutaj, tha se pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i Gjykatës.

GJKKO rrëzoi kërkesën e Berishës për ta lejuar atë që të marrë pjesë në seancat plenare të Parlamentit.

“Ata vazhduan në të tyren, ne do të vazhdojmë betejën tonë.

Edhe praktikat e Strasburgut dhe të gjitha argumentet që ne bëmë, gjykata nuk arriti të konkludonte.

Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, tha Gjokutaj.